Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kinë/ 13 të vdekur dhe 16 të zhdukur nga uragani “Lekima”

16:29 / August 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Uragani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


 Trembëdhjetë persona kanë humbur  jetën sot dhe 16 të tjerë rezultojnë  të humbur në Lindjen e Kinës për shkak të një rrëshqitje toke të shkaktuar nga kalimi i Uraganit Lekima, e cila gjithashtu bëri që qindra anulime të fluturimit dhe më shumë se një milion njerëz të evakuohen pas  alarmit për kalimin e saj. Sipas rrjetit televiziv publik CCTV, tragjedia ka ndodhur në zonën e qytetit Ëenzhou, në Kinën lindore. Uragani Lekima mbërriti herët në mëngjes në provincën lindore të Zhejiang, i shoqëruar nga erërat të forta  me një shpejtësi maksimale 187 kilometra në orë, megjithëse ishte dobësuar në krahasim me atë që pritej më herët, raportoi agjencia kineze e lajmeve. Sipas sherbimit meteorologjik të Kinës sot ra një alarm portokalli, i dyti më i lartë që nga alarmi i kuq ditën e djeshme, kur uragani shkaktoi anulimin e fluturimeve në Tajvan dhe mbylljen e tregjeve dhe bizneseve në ishull. Rrëshqitja e dheut që shkaktoi vdekjen e 13 personave ndodhi rreth 130 km në veri të qytetit bregdetar të Ëenchu, pas shembjes së një dige natyrore, sipas CCTV. Tashmë uragani po lëviz në veri me erërat që fryjnë 15 kilometra në orë dhe gradualisht po dobësohen, tha Xinhua, duke cituar shërbimin meteorologjik. Rreth 625 fluturime për në aeroportet e Pekinit, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chengdu u  anuluan sipas CCTV, e cila citoi Autoritetin e Aviacionit Civil të Kinës.

Dhjetëra lidhje hekurudhore midis Zhejiang dhe zonave në Kinën veriore dhe qendrore gjithashtu u anuluan. Më shumë se 250,000 banorë të Shangait dhe 800,000 në provincën Zhejiang u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të uraganit, ndërsa 2.72 milion familje në provincë përjetuan  ndërprerje të  energjisë  për shkak të erërave të forta, citohet media shtetërore. Rreth 200 shtëpi në gjashtë qytete në Zhejiang janë shembur dhe 663,000 hektarë tokë bujqësore janë shkatërruar, sipas CCTV. Për shkak të uraganit, u mbyll edhe Shanghai Disneyland.

Operacionet në det të hapur u mbyllën gjithashtu në Zhejiang, ndërsa Ministria e Menaxhimit të Emergjencave paralajmëroi për rrezikun e zjarreve dhe gazeve toksike që rrjedhin në parqe kimike dhe rafineritë e naftës.  

“Lekima” 13 te vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.