Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Fast & Furious” mes Tirane, policia ndëshkon ‘pilotët’ e super makinave

18:24 / August 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Policia ka nisur kontrolle të imtësishme si dhe ka penalizuar disa shoferë problematikë në Tiranë, të cilët janë konstatuar me shkelje të rregullave në qarkullim.

Qytetarët të shumtë kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona kryenin “gara” të vazhdueshme në zonën e unazës së madhe duke vënë në rrezik jetën e tyre si dhe duke prodhuar zhurmë akustike.

Nga monitorimi i policisë u faktua se shtatë shoferë garonin mes tyre, ndërsa janë vendosur  edhe 67 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme gjatë veprimeve policore.

Njoftimi i policisë:

Në numrin 112, Komisariatin Dixhital apo në adresa të tjera  zyrtare të Policisë së Shtetit, ditët e fundit nga ana e banorëve të zonës së unazës së madhe, janë adresuar  shqetësime dhe ankesa të shumta mbi zhurmat që shkaktohen nga automjetet kryesisht sportive, që nëpërmjet sistemeve zhurmëshkarkuese, shpejtësisë së madhe apo garave ndërmjet tyre. Këto veprime të disa drejtuesve të mjeteve janë kthyer jo vetëm në shqetësim për banorët e zonës, por edhe një rrezik i shtuar për ngjarje rrugore që për shkak të mënyrës se si drejtohen dhe shpejtësisë së madhe, mund të jenë fatale për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim ndëshkimin e këtij fenomeni sa shqetësues aq edhe të rrezikshëm, si dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e kryeqytetit në bashkëpunim me sektorin e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, ka monitoruar dhe dokumentuar me agjentë civilë apo të uniformuar një sërë shkeljesh në këtë segment rrugor dhe ka proceduar e dërguar praktikat për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për 7 drejtues mjetesh që “garonin” me shpejtësi thuajse dyfishin e asaj të lejuar.

Për 12 drejtues mjetesh është bërë verifikimi me radar dhe tërheqja e lejes së drejtimit, pasi janë konstatuar duke qarkulluar mbi normat e lejuara, si dhe janë vendosur 67 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme gjatë veprimeve policore.#ShpejtesiaeLarteVret#.

makinba Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.