Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sarri kërkon spastrim tek Juventus: Duhen larguar 6 lojtarë!

14:28 / August 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
juventus 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Iu deshën disa javë, por në fund Mauricio Sarri ka shfaqur karakterin e tij skeptik dhe, përtej rreshtave, i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrës. “Duhet të nxjerrim jashtë listës Champions 6 lojtarë nga grupi aktual dhe kjo na vendos në vështirësi. Mbase në kokë kemi zgjidhjet, por nëse këto nuk përputhen me merkaton, atëherë është e kotë,” deklaroi ai në Stokholm. E thënë ndryshe, nga sot deri më 2 shtator, në Torino nuk duhet të mendojnë për hyrjet (kanë ardhur mjaft), por për largimet. Por cilët janë lojtarët e destinuar për lamtumirën? Aktualisht, në listën e largimeve janë të paktën 8 emra. I pari në listë është Matia Perin, që ka humbur betejën për vendin e titullarit me Sheznin dhe vendin e të dytin pas rikthimit së Bufonit. Pas dështimit të marrëveshjes me Benfikën, është Monako e gatshme ta marrë, por mungon marrëveshja me Juven, që kërkon të paktën 15 mln euro. Pranë largimit është edhe Daniele Rugani. Ndaj Atletiko Madridit nuk luajti dhe duket se është pranë kalimit te Roma. Për t’u përcaktuar dhe e ardhmja e Luka Pelegrinit, që mund të rikthehet te Kajliari, ndonëse Sarri nuk ka shumë alternativa për mbrojtësa krahu.
Në mesfushë Sami Khedira dhe Blez Matuidi i kanë ditët e numëruara. Për gjermanin flitet për një largim me marrëveshje, ndërsa francezi dëshiron të kthehet në Ligue 1, me Monakon dhe PSG-në që do ta prisnin krahëhapur.
Në sulm është edhe nyja më e vështirë për t’u zgjidhur. Gonzalo Higuain, Paolo Dibala dhe Mario Manxukiç nuk kanë asnjë qëllim që të largohen, por dikush duhet patjetër të ikë. Kroatin e duan në Bundesligë me Bajernin dhe Borusian që e pëlqejnë. Roma është alternativa e vetme për “El Pipitan”, ndërsa “La Joya” është zëvendësuesi ideal i Nejmarit te Paris Sën Zhërmeni, gjithnjë nëse Interi… pra për Paratiçin priten ditë të zjarrta. BW

juventus sarri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.