Sipas burimeve të mediave rozë programet “Ditë për ditë” dhe “Sfida e gatimit” në Tv Klan nuk do të jenë në sezonin e ardhshëm.
“News.31” shkruan se në sezonin e ri nuk do të ketë rinovim kontrate për emisionin “Ditë për ditë” moderuar nga Alba Çoba, Albi Isakaj, Liesa Haxhiasllani, Joel Çela si dhe programi i gatimit “Sdida e gatimit” moderuar nga shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe Indrit Çela.

Sezoni i ri pritet të nisë në shtator ndaj pritet të shohim se cilat do të jenë programet apo transmetimet që do të zëvendësojnë oraret e “Ditë për ditë” dhe “Sfida e Gatimit”.

