Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vapa përvëluese, specialistët bëjnë thirrje për kujdes. Ja kur nis shiu

14:15 / August 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vapa perveluese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temperatura mbi 40 gradë Celsius janë regjistruar në disa zona të vendit, ndërsa vapa përvëluese përbën rrezik edhe për zjarre në disa qarqe.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, (IGJEUM) ne buletinin e fundit te publikuar per sot dhe parashikimin per neser, paralajmeron per kujdes te shtuar.

“Pritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqe te tjere sa i takon zjarreve ne pyje”- thuhet ne buletinin e IGJEUM.

Sa per temperaturat, ato neser pritet te shkojne 40 °C ne vendet e uleta.

Por temperaturat do të fillojnë të ulen nga e mërkura 14 gusht kur raportohet se do të ketë edhe reshje shiu.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) pritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Shkodër (Lindje), Kukës (Perëndim) Dibër (Lindje- Perëndim), Tiranë (Jug-Lindje), Durrës (Jug), Elbasan (Lindje) dhe Korçë (Jug).

RESHJET Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 23/ 40 °C

në vendet malore: 18 / 35 °C.

ERA Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në gjithë vendin.

shiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.