Në postimin e radhës në Facebook ku flet për aksionin anti-informalitet kryeministri Edi Rama ka zbuluar dhe sa do të zgjasë ky operacion.
Kryeministri ka postuar një video nga Saranda, në hotelet ku azbuojnë me shtetin dhe qytetarin ku ishte fokusuar kontrolli Rama thotë:
Në Sarandë, me forca të përqëndruara inspektimi nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme, Delina Ibrahimaj, për të goditur subjektet hoteliere, që abuzojnë me konsumatorin dhe shtetin, duke dëmtuar konkurentët e rregullt!
Shumëkush thotë Informaliteti nuk luftohet me fushata, të gjithëve u them kjo luftë frontale që ka nisur, nuk është fushatë po një fazë e re e shtetbërjes, e cila do të vazhdojë deri në Qershor 2021.
