Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush po e fiton betejën mediatike verore Rama-Meta

17:06 / August 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dritan Hila

Pak shqiptarë do të kenë dëgjuar për Hose Mujikën. Është presidenti i 40 i Uruguait, në periudhën 2010-2015. Ish-guerilas i ekstremit të majtë të Tupacamaros, i burgosur dhe torturuar, u bë më vonë i famshëm për veshjen e tij me pantallona mbi syrin e këmbës dhe sandale; banimin në kasollen e tij në periferi të kryeqytetit ku kultivonte krizantema në kohën e lirë; faljen e rrogës presidenciale për të varfrit dhe përdorimin e një Ëolksvagen Bentley të shkundur nga llamarinat.

Në historiografi politike mbahet mend si njeriu që mori një vend të telendisur nga diktaturat dhe luftërat, por e dorëzoi me një ekonomi që e kanë zili edhe fqinjët. Por nuk është kjo që e bëri të famshëm në botë por marrëdhënia me publikun duke nisur nga veshja e deri te komunikimi.

Ndërkohë në Shqipëri temperatura 40 gradë nuk ka mjaftuar të çojë politikën me pushime qoftë edhe nëpërmjet marrëdhënieve me publikun ku mbetet në plan të parë Rama-Meta.

Rama ende vazhdon të mbajë primatin. Ashtu si Mujica pret gazetarin e Euroneës me pantallona të shkurtra dhe shapka, por kujdeset që në sfond të jetë godina hijerëndë qeveritare pasi shqiptarët nuk e duan fukaranë dhe adhurojnë pushtetin; nuk mërzitet kur gazetarit i prishet telefoni dhe i tregon për aventurën e tij. Edi Rama nuk e fal rrogën e tij, vishet firmato, qarkullon me benz 600 mijë eurosh dhe nuk ka një të kaluar guerili. Por shfrytëzon detajin çka e bën të admirueshëm në sytë e të huajve. E ndërkohë pushon në Dhërmi, në Mekën e rinisë shqiptare, çka i jep edhe një tis trendi.

Ndërkohë Meta ka shkuar në një krahinë të humbur mes maleve që pak shqiptarë e dinë ku bie (kush dreqin ia këshillon); me baritjet e tij nëpër shkrepa nuk ngjall simpati as për fëmijët e atyre që kanë lindur aty pasi duan të vijnë në Tiranë dhe pushimet t’i bëjnë në Dhërmi; ku nuk merr guximin të shkojë asnjë gazetar vendas, pale i huaj; nga ku transmeton ecje zbathur nëpër përrenj që në vend të njeriut të fortë të krijojnë idenë e eremitit që ndëshkon veten për mëkatet që ka bërë dhe urimet i jep për Bajram duke pirë kafe.

Dhe pyetja e parë që i lind në mendje një profesionisti është: ku dreqin i ka gjetur këta këshilltarë gdhe?! Vërtet në epokën e imazhit dhe rrjeteve sociale, kështu do ta mundë Ramën?! (dritare.net) 

dritan hila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.