Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Ky është fundi i fillimit, jo fillimi i fundit’, Soreca: Shqipëria të jetë gati për tetorin

08:54 / August 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasadori soreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca flet për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për Euronews, Luigi Soreca iu referua Winston Churchill kur u pyet se në cilën fazë është Shqipëria në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në BE.

“Vendimi në tetor është i rëndësishëm për vendin, por edhe për BE-në, pasi edhe besueshmëria e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuara si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur mjaftueshmërisht detyrimet kundrejt Komisionit Europian, por le të them progres të mjaftueshëm për hapjen e negociatave, jo për t’u bërë anëtar i BE-së. Siç mund ta dini, Winston Churchill thoshte se ‘ky është fundi i fillimit, jo fillimi i fundit’. Por pikërisht sepse kanë bërë punën e kërkuar, Bashkimi Europian duhet të ketë kujdes me vendimin. Është e rëndësishme që populli shqiptar, ky 91 përqindëshi, të vazhdojë të besojë në perspektivën e Bashkimit Europian. Unë kam besoj se ata do vazhdojnë të besojnë, por Bashkimi Europian duhet të mos ua presë shpresat që kanë”, u shpreh Soreca,

Lidhur me situatën politike në vend, ai tha se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur probleme të sundimit të ligjit që kanë pasur ngadalësim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit.

Sipas tij, Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave, të mos humbasë asnjë moment, të jetë gati për 15 tetorin, dhe të ketë gati dokumentacionin që ministrat e BE-së të marrin vendimin.

Në këtë linjë tha se raporti i majit i Komisionit Europian tregoi se është bërë një progres kuptimplotë në fusha të caktuara, i mjaftueshëm për hapjen e negociatave, por se procesi i reformave nuk ndal asnjëherë, duhet të vazhdojë.

“Dhe ka fusha ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën. Një shembull është lufta kundër korrupsionit që është një sfidë e përditshme, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i drogave po ndërron lëkurën në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale dhe të mos bëhet diferencë mes drogave të lehta dhe atyre të forta. Pastaj është reforma elektorale. Është e qartë se votimi i fundit në qershor tregon se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t’i jepet një ligj thellësisht tjetër për çështjet elektorale që ata të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Në fund është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit, apo në botë”, deklaroi Soreca.

Ambasadori i BE tha se është një moment kritik, ndaj bëri thirrje që të gjitha institucionet shqiptare duhet të mos e humbasin fokusin, duke marrë parasysh se Eurobarometri i fundit që u publikua nga Bashkimi Europian vetëm pak ditë më parë, vazhdon që ta vendosë Shqipërinë me një distancë tejet të largët në krye të rajonit me 91 për qind të popullsisë që dëshiron të bashkohet me familjen europiane.

Euronews Luigi Soreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.