Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vdes në moshën 40-vjeçare moderatorja italiane, si u kthye në simbolin e luftës ndaj kancerit

09:13 / August 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nadia tofa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nadia Toffa, fytyra e njohur televizive dhe moderatore e programit italian shumë të njohur edhe në Shqipëri, “Le Iene”, ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmi bëhet i ditur nga redaksia e “Le Iene” me një postim prekës në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë, rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar.

“Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars, gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish”.

Që atëherë ‘Hijena’ italiane, nisi pa u trembur luftën e saj kundër tumorit nën tingujt e radioterapisë dhe kimioterapisë.

Humbja e flokëve, urrejtësit qe kritikonin ekspozimin e saj në rrjetet sociale, e më pas rënia, lodhja…

Postimi i saj i fundit në Instagram daton në 1 korrik, para përkeqësimit të sëmundjes. Si gjithnjë, në foto e shoqëronte qenushi i saj  Totò. “Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve “.

Më pas asgjë, deri tek lajmi i tmerrshëm i ditës së sotme.

kanceri Nadia Toffa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.