Gentian Doda është i riu që u ekstradua disa ditë më parë nga Anglia në vendin tonë, pasi akuzohet për rryshfetin 30 mijë euro ndaj gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.
Sot, ai doli para gjykatës për Krimet e Rënda dhe kjo e fundit vendosi masën e sigurisë “arrest ne burg”ndaj Dodës.
Organi i akuzës, ka konkluduar në hetime se kundrejt ryshfetit që ka marrë nga Doda, gjyqtari Miri la në fuqi vendimin, që ndryshoi një dënim të mëparshëm ndaj Dodës nga vrasje në plagosje të rëndë.
Mesohet se Doda e ka mohuar fajësinë para trupës gjykuese: “Jam i pafajshëm” u shpreh ai.