Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PROFILI: Kush është Valdrin Pjetri, njeriu me certifikatë “Sigurie”

11:29 / August 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Valdrin Pjetri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emri i Valdrin Pjetrit si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës për zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishte katapultimi i një njeriu pa përvojë dhe pa kontribute si punonjës dhe drejtues i lartë në administratën shtetërore.

Në maj të 2018 ai mori postin e kreut të Hipotekave, deri kur ky institucion u shkri në fillim të këtij viti, për t’iu bashkuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pak para zgjedhjeve të këtij viti u emërua prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Këto ishin dy pozicionet e fundit të mbajtura prej tij para 30 qershorit.

Valdrin Pjetri ka shërbyer në disa pozicione drejtuese në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga viti 2010 deri 2014 ka mbajtur detyrën e administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në kuadër të ligjit antimafia.

Më pas mori detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai ka mbejtur edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Demontimit të Municioneve po në këtë Ministri.

Në 2015 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sa i takon formimit profesional, Valdrin Pjetri ka përfunduar studimet për Financë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Nga 2012 deri në 2014 ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës.

Pjetri gëzon një diplomë “Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare” dhe certifikatën “Për Drejtim Strategjik” lëshuar nga Britania e Madhe.

Ai është i certifikuar edhe si auditues i brendshëm dhe zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.

Valdrin Pjetri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.