Një zjarr masiv ka përfshirë sot ullishtet dhe shkurret në fshatin Siqece të njësisë administrative Ruzhdie, në Patos.
Terreni i vështirë dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve. Këtë verë, në këtë zonë dhe të tjera ka pasur vatra të vazhdueshme zjarri.
Temperaturat e larta të ditëve të fundit shkaktuan ndezjen e flakëve edhe në malin e Lunxhërisë, ku flakët e përhapura shkrumbuan disa hektarë kullota në fshatin Ashilengo.
Një tjetër vatër zjarri u shfaq në fshatin Dhoskat, ku u pëfshi nga flakët rrapi i fshatit, flakët e të cilit rrezikon të digjnin disa banesa. Fatmirësisht të dy vatrat e zjarreve janë shuar nga forcat zjarrëfikëse
