Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Corriere” shkruan për fuqizimin e shqiptarëve e lidhjet direkte me ‘narcot’ e Amerikës së Jugut

11:36 / August 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
coerriere
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar vëmendje lajmit mbi operacionin e policisë shqiptare të arrestimit në aeroportin e Rinasit të 19 shtetasve shqiptarë e turq që po niseshin drejt Anglisë me dokumenta të falsifikuara.

Në artikullin me titull “Narkotrafikantët mes Brexit e Milanos. Vjedhje identiteti për drogën”, media italiane shkruan se “në pritje të zgjedhjes përfundimtare të Britanisë së Madhe për Brexit o jo, që do të revolucionojë mënyrën e hyrjes së të huajve në këtë shtet, narkotrafikantët po organizohen paraprakisht. Sidomos ata shqiptarë, rritja e kapacitetit organizativ kriminal i të cilëve konfirmohet jo vetëm nga analiza e fenomenit, por dhe nga arrestimet e forcave të rendit.”

Mbi operacionin e policisë shqiptare në aeroportin e Rinasit, “Corriere della Sera” shkruan se të arrestuarit me dokumente të falsifikuara do të tranzitonin në aeroportin Malpensa të Milanos e Orio al Serio të Bergamos para se të mbërrinin në Londër, ku shkruan mediat italiane “tregu i kokainës, i heroinës, i marijuanës, po pasuron një brez shqiptarësh.”

Ndarja e udhëtimit në 2 grupe konfirmon qëllimin e të arrestuarve për të përfituar nga ky moment popullimi i udhëtarëve gjatë muajit gusht, si rrjedhë dhe e mbylljes së aeroportit të Linates, në Milano.

Sipas medias italiane, hetimet mbi të arrestuarit po konfirmojnë lidhjet e tyre me botën e drogës, në periferitë londineze ku po mbërrinin për të përforcuar forcat e grupeve të trafikantëve.

“Corriere della Sera” sinjalizon faktin se dokumentet e identitetit nuk ishin të riprodhuara falso, por të dala nga zyrat e gjendjes civile gjatë grabitjeve apo nga nëpunësit e korruptuar.

Falso ishin vetëm foto teserat që korrespondonin me pasagjerë te vertete mes të cilëve dhe italianë që pa dijeninë e tyre po udhëtonin drejt  Londrës.

Askush nuk mund të përjashtojë se ushtarë të tjerë droge me të njëjtën mënyrë janë nisur më parë drejt Londrës apo do provojnë akoma të nisen.

“Ky operacion, – shkruan media italiane, – është një pikë në favor të qeverisë shqiptare, e akuzuar me lidhje me botën e krimit dhe e përkufizuar nga vëzhgues të huaj si një narkoshtet.”

Narkotrafkantët shqiptarë në Londër veprojnë në bazë grupesh të lidhura nga gjaku. Ata kanë dy karakteristika të dallueshme: grupet e të rinjve mjaft të ekspozuar në rrjetet sociale e që veprojnë në zonat Parsons Green, Barking and Dagenham, e Kilburn; Hellbanianz te Londrës, e grupi i të mëdhenjve që janë mjaft të rezervuar, trafikojnë sasi të mëdha droge e kanë lidhje me mafien italiane Ndrangheta.

“Nga vitet ’90 kur shqiptarët u shfaqën në rrugët e Milanos, duke mbushur trotuaret me prostituta e deri më fuqinë aktuale kriminale, ka një ndryshim të madh. Shqiptarët sot kryejnë marrëveshje të drejtpërdrejtë për drogën me narkos amerikano jugorë, ndryshe nga klanet e tjera narkotrafikantë që bashkëpunon me ndërmjetës. Kjo i lejon të kenë shpenzime më pak e të verifikojnë drejtpërdrejtë cilësinë e mallit”, përfundon artikullin.

Corriere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.