Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Të pasurit dhe të varfrit e listës së “zezë” të publikuar nga Basha, Stërkaj, Ndraxhi dhe Suli pa detyrime financiarë

21:43 / August 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lista
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryetari i Partisë Demokratike listoi 17 emra të mazhorancës për lidhje me botën e krimit. Por në formularët e deklarimit të pasurive vetëm një pjesë e tyre kanë deklaruar të ardhura të larta, ndërsa të tjerë të zhytur në kredi për apartamente dhe automjete.

Deputetet Paulin Sterkaj, Ilir Ndraxhi dhe kryebashkiaku i ri i Kamzes Rakip Suli janë të vetmit që nuk kanë asnjë detyrim bankar për të shlyer apo ndaj peronave fizik. Interesat bankare, pasuritë e patundshme, pagat dhe qiratë kanë çuar në portofolin e deputetit socialist të Malsisë së Madhe Paulin Sterkaj 214 000 euro vetëm për vitin 2018. Nuk mbetet pas as deputeti i Shijakut, i përfolur në dosjen 339 për lidhje me Avdlylaj. Ilir Ndraxhi gjatë viti të shkuar ka mbledhur  130 mijë euro nga shitja e aksioneve në 2 shoqëri private, paga si deputet si dhe dividenti në një nga shoqëritë aksionere. Nga të ardhurat e larta, Ndraxhi nuk ka patur nevojë që të ngatërrohet me bankat për të mbyllur nevojat e tij.

Edhe kryebashkiaku i Kamzes, Rakip Suli e ka nisur detyrën e re pa borxhe, pasi gjatë 2018 ka qenë një vit pozitiv për sa i përket të ardhurave. Nga 46 mijë euro në portofolin e tij i është dashur të shpenzojë 9 mijë euro për shkollimin jashtë vendit te vajzës. 54 euro i duhet të mbyllë nga overdrafti që edhe socialisti Xhemal Qefalia të shlyeje detyrimet bankare.

Ndryshe nga tre të parët deklarimet e Qefalisë janë më të ulëta, duke fituar vetëm 24 mijë euro. Kryetari i Komisioneve të ligjeve Ulsi Manja ka marrë kredi për të blerë një automjet me vlerën 20 mijë euro, ndërsa fitimet për vitin e shkuar janë vetëm 4 mijë më shumë se kredia.

I përfolur në mediat për skandalet dhe jetën luksoze të të birit, Rrahman Raja është detyruar të paguajë akoma kredinë konsumatore për kurimin e bashkëshortes, ndërsa, ndërsa i vetmi burim pë të ardhurat e tij është paga si deputet me një vlerë vjetore prej 20 mijë euro.

Rekordin për detyrimet financiare e mban kryebashkiaku i ri i Lezhës Pjerin Ndreu. Socialisti ka marrë hua nga i vëllai si dhe nga një person tjetër fizik. Bashkë me kredinë për shtëpinë, Ndreu duhet të paguajë edhe 119 mijë euro. Edhe pse shpeshherë është akuzuar nga demokratët për lidhjen e tij me bandat e krimit, sipas deklarimeve të bëra deputeti Jurgis Çyrbja rezulton të ketë fituar vetëm 23 mijë euro. Për të shtuar buxhetin e tij, përveç pagës si  deputet, Çyrbja punon edhe si lektor në Universitetin e Durrësit.

Basha Ndraxhi sterkaj suli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.