Ka shkuar në dy numri i viktimave në Tiranë, të cilët ishin duke punuar në një pallat dhe iu shemb skela.
Policia e Tiranës ka bërë me dije se viktimë kanë mbetur shtetasit O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.
Po ashtu edhe dy punëtorë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spitalin e Traumës.
Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme.
Njoftimet e policisë:
16: 43/ Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjme me dije se shtetasit që kanë ndërruar jete janë:
O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.
15:51/ Infirmacion Paraprak
Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Dy punëtorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre.
Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër
Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
