Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Banorët e fshatrave Gjoçaj e Zallë Gjoçaj dalin në protestë: Të ndalen punimet për HEC-in, jemi pa ujë

16:31 / August 16, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MAT 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetra banorë të fshatrave Gjoçaj e Zallë Gjoçaj në njësinë administrative Derjan, bashkia Mat, kanë protestuar sot në mesditë në fshatin Lami i Madh, aty ku vijojnë punimet për ndërtimin e HEC-it Zajz-Zallë Gjoçaj. Banorë autokton dhe të ardhur nga Tirana kundërshtojnë ndërtimin e kësaj vepre energjitike. Kryetari i fshatit Gjoçaj dhe ambjentalisti Sazan Guri u shprehën në protestë se kalimi i ujit të lumit Flim në lumin Urakë shkakton probleme për banorët dhe blektorinë e zonës së Derjanit. Ata kërkuan pezullimin e punimeve në tunelin që ka avancuar 200 ml nga Zajsi në drejtim të fshatit Melth. Policia lokale kishte marrë masa për mbarëvajtjen e protestës që ishte paralajmëruar e qetë, por banorët fillimisht shkatërruan tabelën e punimeve dhe u shprehën se do të dëmtonin dhe makineritë e firmës konçesionare. Banorët janë ankuar prej kohësh dhe kanë kërkuar pezullimin e punimeve, por vetëm dy javë më parë ish-zyrtarët e bashkisë Mat njoftuan me shkrim banorët e fshatit Gjoçaj se ishin dakordësuar për ndërtimin e objektit dhe kishin arkëtuar taksën përkatëse në llogarinë e bashkisë. Banorët deklaruan se protestat do të vazhdojnë. /tirananews.al/ 

  • MAT 1
  • MAT 2
  • MAT 3
  • MAT 4
gjocaj hec mat Zallë Gjoçaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

10:56 / April 15, 2026

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat

21:20 / April 3, 2026

Përfundojnë 17 rrugë të asfaltuara në Bashkinë e Matit

19:55 / March 18, 2026

40 milionë euro hua për rehabilitimin e HEC-it të Fierzës, miratohet marrëveshja

13:31 / March 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.