Dy ditë pas ngjarjes, ku u dhunuan 5 turistë spanjollë në restorantin ‘’Panorma’’ në Porto Palermo, u publikuan dhe pamjet konfliktit midis pronarit të subjektit Mihal Kokëdhima me turistët, të cilët ishin klientë në lokalin e tij.
Nga pamjet, shihet se pronari i restoarntit është hedhur në pjesën e përparme të furgonit dhe godet me grushta xhamin. Në video dëgjohen të shara dhe ulërima.
Ajo çfarë të skandalizon më tepër është se agresori nuk largohet nga makina dhe në momentin kur drejtuesi i mjetit ndalon, ai tenton të hapë derën e automjetit dhe të godasë shoferin, por fatmirësisht, drejtuesi i furgonit largohet menjëherë. Më pas, turistët nisen drejt Qeparoit.
Ndërkohë, duket se ka dalë në dritë dhe shkaku i këtij sherri. Nga telefonata që ka bërë shoferi i furgonit, ai thotë se turistët spanjollë janë larguar restoranti pa paguar shërbimin, në momentin kur po pritej kuponi tatimor.
Pas ngjarjes, policia e Himarës arrestoi Mihal Luarasin, ndërsa 5 turistët u takuan dje me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.