Një anije peshkimi “Emiliano”, ka konstatuar rreth 6 milje larg Durrësit një kufomë. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vrasje, pasi nga këqyrja që i është bërë trupit të pajetë në morgun e Durrësit, rezulton se kufoma ka qenë e mbështjellë me letër natriban, ç’ka hedh dyshimet se mund të jetë vrarë dhe më pas është hedhur në det.
Me konstatimin e kufomës, ekuipazhi i anijes së peshkimit ka njoftuar me radio policinë. Ishte më tej policia kufitare që e ka transportuar në portin detar e më tej është dërguar në morg.
Nga këqyrja, kufoma rezulton e dekompozuar dhe duhet të ketë disa muaj në det.