Beteja mes opozitës dhe maxhorancës është zhvendosur sot në Shkodër. E teksa debati për më shumë se një muaj është bërë virtualisht për këtë bashki, sot dy forcat po përballen dhe në institucione.
Prefekti i Shkodrës, pavarësisht se Valdrin Pjetri, i zgjedhur si kreu i Bashkisë Shkodër nga zgjedhjet e 30 qershorit dha dorëheqjen, ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak.
Ky vendim është kundërshtuar nga Partia Demokratike, e cila e ka quajtur antikushtetues dhe një manovër për të uzurpuar Bashkinë Shkodër.
PD dega Shkodër së bashku me partitë e tjera në opozitë ka nisur protestat përpara Prefekturës dhe kanë thënë që nuk do të lejojnë që të zhvillohet mbledhja.
