Pas arrestimit të Arvit Bushatit, kreut të FRPD Partia Demokratike lajmëroi se do të zhvillonte protestë para Komisariatit të Policisë në Shkodër në orën 19:30. Përfaqësuesit e PD thanë se do të protestonin për lirimin e Arvit Bushatit. Në një postim në rrjetin social, demokratët shprehen se nëse nuk reagojnë do të përfundojmë të gjithë si Arviti.
Kujtojmë që ardhja e kryetarit të ri në Bashkinë Shkodër u shoqërua me trazira, ku Arvit Bushati kreu i FRPD Shkodër u arrestua nga Policia pranë selisë së PD në Shkodër në prani të drejtueseve lokalë ish-deputetëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.
Situata ka qenë e tensionuar, por policët kanë mundur të fusin në furgon Arvit Bushatin dhe ish deputeti i Shkodrës Bardh Spahia është përfshirë në një debat të ashpër verbal me një agjent police.
Sonte në mbrëmje u njoftua se Bushati u la i lirë nga Policia lokale.