Pas kërkesës së Prokurorisë, bëhet e ditur se Valdin Pjetri ka dhënë shenjat e gishtërinjve në Institutin e Policisë Shkencor në Shkodër, në varësi të Minitrisë së Brendshmë.
Këto shenja të gishtërive do të krahasohen me ato që priten të mbërrijnë nga autoritetet italiane, ku do të zbardhet e vërteta ligjore lidhur me akuzat e bëra nga PD-ja.
Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës, pikërisht pas këtyre akuzave. Lidhur me këtë ka pasur një reagim edhe nga ana e kryeministrin Edi Rama, i cili njoftoi se Pjetri dhe PS-ja i kanë rrugët e ndara. Me tërheqjen e tij, Shkodra vijon të drejtohet nga Voltana Ademi.