Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me ambasadorin në ikje të Suedisë, Johann Ndisi, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë në forcimin mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Suedisë, por theksoi se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare.
Presidenti Meta falenderoi qëndrimin mbështetës të Suedisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për asistencën zhvillimore për forcimin e kapaciteteve administrative, zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si edhe mjedisin dhe klimën.
Investimet suedeze janë të mirëprituara, vlerësoi Presidenti Meta, edhe në fushën e shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme dhe për zhvillimin e turizmit
