Paga vjetore e një astronauti të NASA llogaritet të jetë rreth 155.000 dollarë.
Konfirmimi vjen nga ish-astronauti Scott Kelly.
Kjo pagë është e barabartë me gradën e kolonelit ose kapitenit të marinës.
Ai ecën më tej kur thotë se pas anëtarësimit në NASA, ushtarët mbeten në shërbim ushtarak.
Kjo është arsyeja pse marrin të njëjtën pagë si ata që ndodhen në ushtri.
Një astronaut-ushtar paguhet pak më të shumë se homologët e tij civilë. Një pjesë të të ardhurave të tyre nuk ka tatim.
Përpos kësaj, astronautët i kanë të paguar pushimet dhe sigurimet ndërsa përfitojnë edhe të mira nga stazhi i punës.
Para se të punonte tek NASA, Kelly shërbeu në aviacionin detar në Oqeanin Atlantik, Detin e Kuq, Mesdhe dhe Gjirin Persik.
Më pas ai u bë pilot. Tashmë, ai është 55-vjeç dhe mban postin e kapitenit të klasës së parë të Marinës.
1 prilli i vitit 2016, shënoi datën e dorëheqjes së tij nga NASA.