Ish zv.kryeministrja Senida Mesi ka reaguar pas publikimit në media të protokollit të mbledhjes së Asamblesë Socialiste të PS-së Shkodër. Ajo akuzon kryetarin e PD-së Lulzim Basha se ai e ka sajuar gjithçka dhe se shprehet se kur ka qenë në pushtet nuk ka dhënë prova për luftën kundër trafiqeve dhe fenomeneve të tjera negative.
Postimi i Mesit:
Mora vesh që Lulzim Basha, ka nevojë për mua për “kauzën e tij RAMA IK”, se normal edhe ato pak demokratikas që kishte i largoj dhe përmes “proçesverbalit” të mbledhjes së PS Shkodër të shkruar në zyrat e PD-së kërkon ndihmë.
Po të ishte burrë sdo kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam “dëshmuar”, por do e kishte thënë vetë.
Po të ishte lider do të kishte gjetur vetë provat dhe do të kishte dërguar gjithë të fortët dhe trafikantët pas hekurave që në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm.
Lulzim Basha, betejat e mija në jetë i kam bërë dhe do vazhdoj ti bëj vetë, me integritet dhe dinjitet. Po ti kur do i bësh i vetëm betejat e tuaja?
Lulzim Basha nëse do të bësh ndryshimin krijo besimin dhe parakushti është të thuash të vërtetën. Njerëzit mund të falin gabimet e mendjes por jo ato të shpirtit.
Nuk jam unë as shkaku e as problemi, shiko nga vetja dhe së paku të kuptosh një herë të vetme se loja jote jashtë sistemit ka vetëm një emër Dështim, ndërsa ai që sjell dështimin e ka një emër Dështak.