Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

BE refuzon Rusinë/ Nuk pranon të bëhet pjesë e G7

16:33 / August 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkimi Evropian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Evropian kundërshton një ftesë të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet mes lidereve botërorë të G7-ës. Pohimin e bëri për Reuters një zyrtar i lartë europian.

Shtatë udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara  dhe industrializuara te globit do të takohen këtë fundjavë në resortin francez të Biarritz. Formati, i njohur dikur si G8 e përfshinte edhe Rusinë, por ajo u përjashtua prej radhëve të tij në 2014-ën, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes që Moska u dha rebelëve në lindje të vendit.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari u shpreh se arsyet e përjashtimit të Rusisë “mbeten të vlefshme” dhe se çdo ofertë kthimi do të ishte në fakt “një shenjë dobësie”. Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se mbështet kthimin e Moskës në grupin e G7-ës, takimin e të cilit, Shtetet e Bashkuara do ta organizojnë vitin që vjen.

Deklarata e tij erdhi disa ditë para se të mbërrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e sivjetshëm të grupit.

“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra për të cilat ne flasim kanë të bëjnë pikërisht me të”, ka qenë komenti i presidentit amerikan.

refuzin rusine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.