Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama i referohet regjisorit: Kemi 38 vite që kërkojmë Teatër të ri

18:29 / August 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Pas Elia Zaharisë, kryeministri Rama publikoi  qëndrimin e regjisorit Qëndrim Rijani, i cili kërkon ndërtimin e një Teatri të ri. Mendimin e pedagogut të Universitetit të Arteve, Rama e ka nxjerrë sërish në ‘’Facebook’’.

Rijani shprehet se ‘’38 vitesh artistët shqiptarë po kërkojnë me këmbëngulje një godinë të re për Teatrin Kombëtar, pasi ka ardhur koha që të realizohen projekte dhe shfaqje me kushte infrastrukturore të përshtatshme”.

Postimi i Edi Ramës

‘’Qëndrim Rijani, lindur në Maqedoni dhe diplomuar në Tiranë, me produksione të suksesshme në Rusi, Turqi, Bosnjë, Zvicër, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj, regjizori Qëndrim Rijani është aktualisht pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë ku ligjëron lëndën e Mjeshtrisë së Aktorit dhe në Universitetin e Tetovës ku ligjëron lëndën e Regjisë së Teatrit. Për Teatrin e ri Kombëtar ai ka këtë mendim

QËNDRIM RIJANI :

Një Teatër i Ri është kërkuar 38 vite me parë, të cilin ende sot nuk e kemi. Besoj shumë që Shqipëria dhe të gjithë ne shqiptarët, që vazhdimisht sytë i kemi tek ai Teatër Kombëtar dhe vazhdojmë ta konsiderojmë një projekt në Teatrin Kombëtar si arritjen më të madhe tonën ndër Shqiptari, ka dhe kemi nevojë për një Teatër të Ri. Teatri Kombëtar ka nevojë që të vazhdojë të ketë në pronësi çdo pëllëmbë të tokës të cilën posedon sot. Dhe Teatri i Ri Kombëtar do të ketë nevojë për aktorë, regjisorë, skenografë, kostumografë, kompozitorë, etj… të cilët do të arrijnë të shfrytëzojnë dhe menaxhojnë të gjitha mundësitë, që do ofrojë një teatër dinjitoz dhe vazhdimisht do të ofrojnë produkte artistike dinjitoze, pa u fshehur pas formulës së famshme: ‘’Mungesa e kushteve bëri që mos arrijmë të gjitha qëllimet’’

Rama teater
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.