Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vapa nuk ikën me gushtin, 10 ditët e para të shtatorit do jenë shumë të nxehta

17:28 / August 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Diell 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shprehje thotë “Gusht e gunë”, por këtë herë nuk është rasti. Muaji gusht do të vazhdojë të jetë përvëlim. Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit. Fundjava parashikohet e nxehtë dhe e lagësht.

“Temperaturat këto ditë janë 37-38. Por duke qenë se nga dje kemi rritje të ndjeshme të lagështirës, kjo bën që në shumë zona temperaturat të ndihen 5-6 gradë më shumë. Pra është një vapë mbytëse, zagushi. Sot dhe nesër kryesisht veriu dhe zona të izoluara në qendër të kenë rebeshe shiu, të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere”, shprehet Lajda Porja, meteorologe.

Java që vjen do të jetë me temperatura të larta dhe pa reshje.

“Nga e hëna në vazhdim do të kemi përmirësim të motit në gjithë Ultësirën Perëndimore, duke i lënë reshjet të fokusuara në zonat veri dhe verilindore. Do kemi temperatura të larta deri në fund të muajit, mot të qëndrueshëm për të gjithë ata që pushojnë në bregdet. Gjatë gjithë këtyre ditëve të pranishme do të kemi lagështirën”, shton më tej Lajda Porja.

Vapa ikën me gushtin, por meteorologët parashikojnë të kundërtën.

“Përsa i përket shtatorit, nuk është se presim ndonjë lajm të mirë, freskim të motit. Pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por 10 ditëshi i parë i shtatorit do të jetë zgjatim i gushtit, do të jetë i nxehtë. Nuk do që ndihet si vjeshtë”, shprehet më tej meteorologia.

2019 ka hyrë në histori përsa i përket të nxehtit.

“Vera e këtij viti është cilësuar më e nxehta në histori në Europë, kryesisht për Europën qendrore. Dhe për një pjesë të Shqipërisë është cilësuar si një verë e nxehtë. Nuk mund të themi më e nxehta, pasi kemi patur vera akoma më të nxehta. Mund të them që edhe 2019 do të mbyllet si një vit i nxehtë”, shprehet Porja./tch

gushti shtatori tirananews.al vapa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.