Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish-ligjvënësi republikan do të sfidojë Trumpin në zgjedhjet e vitit 2020

21:06 / August 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Joe Walsh, ish-ligjvënës nga Illinois dhe tashmë drejtues i një emisioni radioje, njoftoi të dielën se do të sfidojë Presidentin Donald Trump për nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

57-vjeçari Walsh shërbeu për një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe humbi garën e rizgjedhjes në vitin 2012. Ai e njoftoi kandidaturën e tij gjatë emisionit “This week” të kanalit ABC News.

“Po kandidoj pasi ai është i papërshtatshëm”, tha zoti Walsh për Presidentin Trump, duke e përshkruar atë si “të paaftë”, “fanatik” dhe “narcisist”, epitete të përdorura shpesh nga demokratët ndaj Presidentit Trump, i cili kërkon një mandat të dytë katërvjeçar.

“Dikush duhet të ngrihet dhe duhet të ekzistojë një alternativë”, tha zoti Walsh.

Niveli i miratimit të Presidentin Trump në anketime vazhdon të jetë në kuotën e 40%-shit, por ai gëzon mbështetje të dyfishuar në radhët e republikanëve, të cilët vazhdojnë të miratojnë periudhën e tij në detyrë prej 2 vitesh e gjysëm.

Rreth 24 demokratë konkurojnë për të marrë nominimin e partisë së tyre për t’iu kundërvënë Presidentit Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, ndërkohë që zoti Walsh është vetëm republikani i dytë që kërkon t’i marrë Presidentit nominimin republikan. Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Bill Weld, shpalli kandidaturën e tij në muajin prill, por ka marrë mbështetje të vogël.

Zoti Walsh tha për Presidentin Trump: “Vendi është i lodhur nga inatosjet e këtij njeriu; ai është një fëmijë”. Zoti Walsh, i cili është si Presidenti Trump mbështetës i vijës së ashpër për emigracionin, tha se do ta sfidojë me pikëpamje konservatore dhe mbi baza morale. 

ligjvenesi trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

15:16 / October 20, 2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit/ Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

14:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.