Robert Berisha konfirmoi një ditë më parë ndarjen nga Nora Istrefi duke i vënë vulën kështu thashethemeve që qarkullonin prej kohësh. Pas 13 vitesh, çifti tashmë do të jenë miq dhe prindërit e të voglës Renee.
Por “Prive” ka dhënë sot disa detaje të reja, sipas së cilave, lajmi për ndarjen nuk ishte risi për shumë miq dhe të afërm të çiftit, që e dinin prej kohësh për krizën përfundimtare të dyshes.
Lexo edhe- Robert Berisha zyrtarizon ndarjen: S’jemi më bashkë, shumë kujtime për 13 vite
Sa i përket shtëpisë së çiftit në lagjen “Marigona”, “Prive” mëson se ajo është blerë dhe është në emër të Norës e cila do të jetojë në të me vajzën Renée.
Ndërkohë Roberti ka disa muaj që ka blerë një banesë në kryeqytet ku është zhvendosur për të jetuar i vetëm.
“Zhvendosja e Robertit në banesë ka ndodhur tash e një kohë”, ka thënë burimi pranë dyshes.
Po sipas këtyre burimeve, ndarja ka qenë me të vërtetë miqësore dhe Roberti ende shihet në lagjen “Marigona” ku shkon për të qëndruar me vajzën.
