Pas martesës së Harry me Meghan Markle një tjetër beqar nga familja mbreëtrore britanike vjedh vëmendjen e rrjeteve sociale.
Bëhet fjalë për Arthur Chatto, djali i Lady Sarah Chatto dhe nipi i princeshës Margaret. Në fakt vështirë që ai të marrë fronin, kur është i 25-ti në listë, por ama në venat e tij rrjedh gjak blu.
19-vjeçari shfaqe me një fizik që të lë pa fjalë në rrjett sociale, ku profili i tij i ka kaluar 90 mijë ndjekës.
Arthur ka ndjekur shkollën Eton, kolegji prestigjioz i Berkshire, dhe është përgatitur për një karrierë ushtarake. Aktualisht ai studion histori arti. Për jetën e tij sentimentale dihet shumë pak, por për momentin në Facebook duket se nuk është i lidhur me ndonjë vajzë.



