Vin Diesel ka mirëpritur Cody Walker, vëllain e të ndjerit Paul,aktorit të Fast & Furious me të cilin Vin kishte një lidhje të veçantë.
Me një postim bardhë e zi në Instagram, aktori 52-vjeçar poston përkrah 31-vjeçarit Cody, gjatë prodhimit të serisë së nëntë të “Shpejtësi dhe Çmenduri”
“Ka gjithmonë diçka të veçantë që ndodh sa herë Cody vjen të na vizitojë në Gjithmonë duke e bërë Pablon krenar. Me shumë dashuri, gjithmonë”, shkruan Diesel.
Dhe pse kanë kaluar gjashtë vite nga vdekja tragjike e aktorit Paul Walker, Vin nuk e harron kurrë mikun e tij. Në atë kohë ishte duke u xhiruar seria e 7 e filmit dhe Cody dhe vëllai tjetër, Caleb, kanë ndihmuar stafin e filmit të përfundojnë xhirimet e lëna përgjys nga vëllai i tyre, protagosnit në rolin e Brian O ‘Conner.
Me vdekjen e Paul karakteri i tij Brian jetoi dhe mbeti i gjallë në skenar. Seria e 9 e filmit do të risjellë Ludacris, Michelle Rodriguez dhe Tyrese, ndërsa do të jetë dhe ylli i WWE John Cena.