Verilindja e Meksikës u përfshi ditët e fundit nga përmbytje të mëdha që i morën jetën 2 personave e plagosën dhjetëra të tjerë.
Këto janë pasojat e përmbytjeve të mëdha që goditën verilindjen e Meksikës, ditët e fundit, duke i marrë jetën 2 personave e duke lënduar dhjetëra të tjerë.
Këto pamje tregojnë një nënkalim rrugor në qytetin Monterrei, që u mbulua krejtësisht nga ujërat e furishëm të përmbytjeve, duke mbuluar 20 automjete.
Në këtë vend u shënuan edhe viktimat e këtyre përmbytjeve, dy drejtues që e patën të pamundur të largoheshin nga automjetet. Reshjet e dendura përmbytën e shkaktuan rrëshqitje toke edhe zona të tjera të banuara, kryesisht në rajonin e Nuevo Leonit.