Ish kryetarët e bashkive të djathta nuk i shfrytëzuan si duhet mjetet që kishin në dispozicion. Të njëjtin fat kishin edhe mjetet “Volvo” që qeveria shqiptare u dhuroi 61 bashkive të vendit.
Sipas kryetarëve të rinj bashkive ku drejtonin më parë demokratët këto mjete mjaft të fuqishme nuk u përdorën për komunitetin, por për punë private ose nuk u shfrëzuan si duhet.
Ditët e fundit, të gjitha këto mjete, janë vënë në efiçencë të plotë nga kryebashkiakët socialistë. Ato i sheh teksa pastrojnë mbetjet në qytetet e veriut të vendit, në hapjen e kanaleve të kullimit dhe shërbime të tjera për komunitetin. Disa kanë pësuar dëmtime dhe tjera janë në gjendje të mirë. /tirananews.al/


