Lura të mahnit me mrekullitë e saj, sidomos me liqenet fantastikë. Ato ndodhen mbi pllajën e begatë të fshatit, rrëzë maleve. Kanë forma dhe madhësi të ndryshme, por kush ka patur fatin ti vizitojë ka mbetur i befasuar.
Pas viteve ’90-të ka ndodhur ajo që nuk mendohet. Pishat e larta dhe pyjet e begata të Lurës janë masakruar nga banorët e zonës dhe të ardhur nga Mirdita e Mati. Tani liqenet nuk kanë bukurinë e mëparshme.
Një problem më vete është gjendje kritike e rrugës Lurë-Liqene. Ajo është gati e pakalueshme. Askush nuk është interesuar për përmirësimin e gjendjes së krijuar. Vizitorët shqiptarë dhe të huaj duhet të lodhen shumë për të parë mrekullitë e Lurës. Nuk bëhet fjalë që veturat të ngjiten në këtë zonë. /tirananews.al/
