Deri në mesditë moti do të mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme paraqiten në zonat malore. Por në pasdite vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira në veri-verilindje dhe juglindje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 15 në 36 gradë Celsius.
