Kjo verë ka pasur mjaft hite të publikuara nga këngëtarët shqiptarë të rrymave të ndryshme muzikore.
Tayna është një prej tyre që solli një bashkëpunim interesant mes saj dhe Dafina Zeqirit, po duket se nuk e ka lënë me kaq.
Komentet e këngëtarëve në rrjetet sociale bëhen shpesh lajm, e ndonjëherë dhe bashkëpunim i suksesshëm mes tyre dhe këtë mund të presim nga Tayna dhe Samanta Karavella.
Teksa Samanta ka pozuar në Miami, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë komenti i Tayna-s, e cila i shkruan:
“U knaqe”, shoqëruar me dy emoji me sytë me zemra.
“Po t’pres”- ia ka kthyer Samanta dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se vajzat do të sjellin një bashkëpunim.
Gjithnjë e më shumë po përflitet se klipi po xhirohet në Florida dhe Samanta ka shkuar për të xhiruar skenat e saj.
Mirëpo, ende nuk dihet nëse këto fjalë janë të vërteta. Mbetet të presim ditët në vijim për të marrë një konfirmim nga vajzat të cilat nëse sjellin me të vërtetë një bashkëpunim, jemi të bindur se do të kthehet në super hit!