Zv.kryeministri Erion Braçe nuk e ka lënë thjesht me një shkrim në rrjetet sociale reagimin e tij ndaj gjyqtarëve që liruan ushqimet e skaduara që bllokoi AKU.
Mesditën e sotme ai paralajmëroi se emrat e tre gjyqtareve ne Tirane, Vlore e Gjirokaster jane derguar ne zyren e Ministres se Drejtesise, KLGJ dhe organeve te vetingut, pasi kane vendosur ne kundershtim me vendimet e marra nga qeveria ne aksionin kunder informalitetit.
“I jam drejtuar me dosje të posacme ministres së drejtësisë, KLGJ dhe OMN, KPK, për tre gjyqtarë, një prej gjyqtarëve të Tiranës, ne gjykaten administrative, për një cështje që ka marrë në shqyrtim e ka vendour në kundershtim me vendimin e marre nga qeveria.
Gjykatës të Vlorës që kanë vendosur brenda një minute dhe natyrisht jashtë kopetencës së tij lëndore dhe një gjykates të Gjirokastrës që sic jeni edhe në dijeni ka liruar nga bllokimi 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU që ishin jashtë afatit të skadencës që ishin me muaj e me vite. Keto institucione të kenë në vëmendje veprimtarinë e këtyre gjyqtarëve që këto cështje të jenë pjesë e diskutimit”, tha Brace.
Ndërkaq, ai tha se java e fundit e gushtit aksioni antiinformalitet është fokusuar tek karburantët duke bërë të ditur se kompanive i është lënë afat shtatori për të certifikuar depozitat e tyre.
