Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni prej kohësh nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, por e kemi parë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim tek tregon se ka bërë një tatuazh në krah.
Tatuazhi zë pjesën më të madhe të krahut ku është gdhendur portreti i saj dhe pranë disa numra romak dhe një person që ecën vetëm.
Këngëtarja nuk ka dhënë sqarime mbi kuptimin e këtij tatuazhi, por ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve.
