Qeveria britanike i kërkon Mbretëreshës të pezullojë Parlamentin pas kthimit në punë të deputetëve në shtator, vetëm pak javë para përfundimit të afatit të Brexit.
Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg thotë se kjo i hapë rrugë administratës së re të realizojë planet e qeverisë deri më 14 tetor.
Gjithashtu kjo do të thotë se deputetët nuk do të mund të kalojnë ligje që mund të ndalojnë kryeministrin të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE pa marrëveshje më 31 tetor.
Kundërshtarët e Johnson e kanë quajtur këtë një “veprim fyes” dhe paralajmërojnë se mund të bëjnë në Parlament një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit duke thënë se “kjo qeveri do të rrëzohet”.
Ideja e mbylljes së Parlamentit, e njohur si prorogation, ka shkaktuar mjaft polemika. Kritikët thonë se kjo do të ndalojë deputetët të luajnë rolin e tyre demokratik në procesin e Brexit.
