Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Thyen rekord në Greqi/ Maturanti shqiptar kalon i pari në universitet

13:48 / August 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
loymi mathitis baseis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë po dalin në dritë duke bërë krenar jo vetëm familjen, por edhe vendin e origjinës së tyre, Shqipërinë.

Një rast tjetër suksesi është edhe ai i Rahman Lumi, maturantit shqiptar me banim në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë, i cili triumfoi në provimet panhelenike dhe kalon i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi.

Suksesi i jashtëzakonshëm i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke, pasi ka arritur thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor, e veçanërisht në provimet panhelenike, të detyrueshme për të siguruar një vend në auditoret e larta shtetërore, që është shumë i komplikuar dhe kompetitiv: në dy nga 5 provimet është vlerësuar me notën maksimale e tepër të rrallë 20, ndërsa në të tjerat mbi 18.5.

Megjithatë, Rahman është shprehur me modesti në median greke se mezi pret të jetojë ëndrrën e çdo nxënësi, që nuk është tjetër veçse “jeta studentore”.

Gjithashtu, ka deklaruar se ishte një vit i vështirë, me shumë sakrifica, por ja vlente mundimi. Rahmani kishte dhe një mesazh surprizë për të cilin është përgëzuar shumë dhe nga media greke.

Ai ka theksuar se ndoshta do të largohet nga Greqia për një master, por ndryshe nga të rinjtë vendas që braktisën atdheun gjatë krizës, do të donte të jetonte e punonte në Greqi, vendin ku emigruan prindërit e tij, ku u rrit dhe tashmë ka shansin të realizojë gjithë ëndrrat.

mathitis panellinies 28 7 19
Rahman Lumi

Greqi kalon thyen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Aksidenti tragjik i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë, nënë e bijë transportohen drejt Greqisë

21:58 / July 3, 2026

“Duan mall dhe femra?”- Zbardhen përgjimet mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga 37-vjeçari shqiptar në Greqi

19:56 / June 26, 2026

Dy shqiptarë arrestohen në Mykonos/ Akuzohen për vjedhje mallrash në ndërtimin e hoteleve

14:37 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.