Blero ka filluar numërimin nga prapa për dasmën e tij me Afronën, ndërsa po finalizon përgatitjet per dasmën.
Së fundmi, ai bashkë me Sabri Fejzullahun ka vizituar vendin ku do të mbahet dasma, ndërsa tha disa fjalë për këngëtarin.
“Nje takim i vecant me te madhin Sabriano ne vendin e vecant ku do te mbahet dasma. madhsia jote nuk ka kufi, faleminderit qe erdhe special per ta shikuar vendin ku do te mbajm dasmen une dhe Afrona Dika ti je inspirim dhe shembull per te gjithe, artist Sabri Fejzullahu”, ka shkruar Blero.
Afrona Dika dhe Blero Muharremi do të martohen më 21 shtator.