Inis Neziri është një zë i talentuar shqiptar, tashmë e rritur dhe një vajzë e bukur. Dikur fitoi edicionin e pestë të Gjeniut të Vogël, por vijon të ketë sukses ende dhe tashmë dhe jashtë kufijve ku po ecën mjaft mirë.
Pas fitores një vit më parë në Rumani në festivalin muzikor “Golden Stage”, çmim me vlerë 25 mijë euro, Inisi po merr pjesë në festivalin New Wave 2019″, në Sochi të Rusisë, ku përfaqësoi Shqipërinë.
Performanca e saj ka lënë pa fjalë jurinë, duke qenë e vetmja që mori pikët maksimale nga të gjithë anëtarët dhe që u prit me ovacione nga publike atje. Suksese Inis!
