Prej disa ditësh Ermal Mamaqi na ka njoftuar se shumë shpejt do sjelli në skenë një film të ri të quajtur “I love Tropoja” dhe herë pas here ka treguar pjesë nga prapaskenat e filmit si dhe aktorët që do të luajnë në këtë film.
Kësaj here Ermali ka zbuluar se pjesë e ‘I love Tropoja” do jetë edhe aktori i mirënjohur i humorit Behar Mera i cili nga veshja duket se do mbajë rolin e një polici.

Më herët është zbuluar se pjesë e kastit do të jetë edhe aktorja që i ka munguar skenës shqiptare për 30 vite Pranvera Veizi, dy këngëtaret Enca Haxhia dhe Bleona Qereti, aktorët Arjola Demiraj, Uindi Haxhia, Jul Deda si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria.
Lexo edhe-I mungonte publikut prej 30 vjetësh, aktorja e njohur shqiptare rikthehet në filmin e Ermal Mamaqit
