Arta Nitaj cilësohet shpesh si një nga vajzat më seksi të ekranit, por si duket ajo ka pasur plane të tjera për veten.
Nitaj i ka lënë pas pozat provokuese dhe ka vendosur t’i futet politikës.
Ajo u bë fillimisht e njohur me pjesëmarrjen në disa seriale që transmetoheshin në Kosovë, por edhe pasi nisi të drejtonte emisioni “Dueli sportiv”.
Arta është bërë pjesë e Dekadës së re të Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin, moderatorja e ka dhënë vetë me anë të një story në rrjetet e saj sociale.
Ajo shkruante: Nga sot fillova rrugetimin tim të ri në fushën e politikës, në Dekaden e Re të Partisë Demokratike të Kosovës, ku frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale.”