Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Digjitalizimi/ Shtyhet me 30 ditë afati i bllokimit të sinjalit, AMA: Pajisuni me dekodera

14:58 / August 29, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ama digjitalizim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtyhet me 30 ditë afati i mbylljes së transmetimeve analoge dhe kalimi në dixhital. Ka qenë ky vendimi i Bordit drejtues të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) nisur nga situata aktuale e pajisjes me dekodera të popullatës.

Por krahas kësaj, AMA i kërkon qeverisë ngritjen e menjëhershme të Komitetit Ndërinstitucional të punës për ndjekjen e procesit të digjitalizimit, i cili nuk është funksional që prej shtatorit 2017. Gjithashtu ky institucion i bën thirrje qytetarëve të pajisen me dekodera.

AMA vëren se operatorët ekonomik në treg, kryesisht platformat audiovizive të cilët tregtojnë dekodera, nuk kanë vënë në dispozicion të saj informacionin e kërkuar në mënyrë të përsëritur, lidhur me sasinë e dekoderëve që disponon.

NJOFTIMI I PLOTE

Bordi drejtues i Autoritetit të Mediave Audiovizive u mblodh sot, me datë 29.08.2019 dhe trajtoi si një ndër çështjet kryesore ecurinë e procesit të Digjitalizimit në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë.

Në kuadër të vlerësimit dhe analizimit të situatës në lidhje me informimin e qytetarëve për procesin e digjitalizimit si dhe pajisjen e tyre me dekodera, AMA ka kryer sondazhe periodike me një kampion prej 1600 të intervistuarish. Nga sondazhet e kryera ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm qytetarësh shohin vetëm transmetime analoge.

AMA gjithashtu ka kërkuar informacion nga operatorët ekonomikë në treg lidhur me sasinë e dekoderëve që disponojnë. Ky informacion nuk është vënë në dispozicion nga disa operatorë, kryesisht platformat audiovizive të cilat tregtojnë dekodera. Gjithashtu, informacion i është kërkuar edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave lidhur me sasinë e dekoderëve të importuar në vendin tonë, por informacioni i përcjellë nuk konsiderohet i plotë edhe nga vetë ky autoritet.

Në mungesë të këtyre informacioneve, AMA nuk mund të identifikojë sasinë e dekoderëve të disponueshëm në treg me qëllim plotësimin e nevojave të popullsisë e cila ende nuk është pajisur me dekoder.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, përcaktimet në Strategjinë për Kalimet në Transmetime Numerike, sipas të cilës transmetimet analoge në një zonë të caktuar mbyllen pasi e gjithë popullsia (ose pjesa më e madhe e saj të jetë pajisur me marrës numerikë), dhe referuar rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si dhe duke vlerësuar faktin që në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, banon gjysma e popullsisë së vendit dhe impakti i këtij procesi është i ndjeshëm tek shumë qytetarë, Bordi i AMA-s unanimisht vendosi:
1- Shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë me 30 ditë.
2- Operatorët ekonomike në treg, kryesisht platformat audiovizive të cilët tregtojnë dekodera, të vënë në dispozicion të AMA-s informacionin e kërkuar në mënyrë të përsëritur, lidhur me sasinë e dekoderëve që disponojnë.
3- Operatorët privatë kombëtarë të cilët ende nuk mbulojnë me sinjal numerik zonat urbane (Bashkitë Sarandë, Himarë), të marrin masa të menjëhershme për shtrimin e infrastrukturës digjitale edhe në këto zona.
4- T’i drejtohet qeverisë me kërkesën për ngritjen e menjëhershme të Komitetit Ndërinstitucional të punës për ndjekjen e procesit të digjitalizimit, i cili nuk është funksional që prej shtatorit 2017.

Bordi i AMA-s vlerësoi se shtyrja e afatit me 4 javë nga njëra anë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të marrin masat e nevojshme në mënyrë që të përfitojnë shërbimin audioviziv dhe nga ana tjetër operatorëve u jepet mundësia të realizojnë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.

AMA kërkon mirëkuptimin e qytetarëve tashmë të pajisur me dekodera si dhe të operatorëve audiovizivë të cilët kanë përfunduar implementimin e infrastrukturës digjitale dhe kanë dalë me oferta për qytetarët, dhe në veçanti Operatorit Publik Shqiptar, lidhur me këtë vendim.

Së fundmi, i bëjmë thirrje qytetarëve të pajisen me dekodera në mënyrë që të përfitojnë shërbimet audiovizive digjitale.

ama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.