Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Parlamenti ukrainas zgjedh me 290 vota kryeministrin e ri të vendit, Oleksiy Honcharuk

22:06 / August 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ligjvënësit ukrainas miratuan juristin 35 vjeçar Oleksiy Honcharuk si kryeministrin e ri të vendit gjatë seancës së parë të parlamentit që nga zgjedhjet muajin e kaluar. Zoti Honcharuk që sapo është futur në politikë dhe më parë kishte punuar në zyrën presidenciale, u emërua në 29 gusht nga Presidenti Volodymyr Zelenskiy, një komedian që u bë politikan i cili është zotuar ta “përmbysë sistemin” në politikën e Ukrainës.

Megjithë mungesën e përvojës së tij, ligjvënësit e miratuan me lehtësi emërimin e zotit Honcharuk me 290 vota pro në parlamentin me 450-vende. Zoti Honcharuk ka qenë në pjesën më të madhe të karrierës së tij avokat, duke u bërë përfundimisht një partner kryesor në një firmë që specializohet në zhvillimin e pasurive të patundshme.

Në vitin 2015, ai drejtoi organizatën joqeveritare të financuar nga BE BRDO që u përqendrua në reforma dhe këshilloi Stepan Kubiv, zv / kryeministrin e parë në administratën e ish-Presidentit Petro Poroshenko. “Do të jetë shumë e vështirë për këtë qeveri,” pranoi ai në një fjalim para parlamentit. “Ju të gjithë i dini për këto probleme që kemi në vend. Këto janë borxhet që kemi trashëguar,” shtoi ai.

Partia e zotit Zelenskiy mori një shumicë të konsiderueshme prej 254 vendesh parlamentare në zgjedhjet e muajit të kaluar për legjislaturën me 450 vende. Ky mandat i pashembullt pritet t’i japë presidentit Zelenskiy një dorë të lirë për të “goditur sistemin”, siç u zotua gjatë fushatës së tij zgjedhore në prill.

Zotit Zelenskiy do t’i duhet të merret me gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin e dhunshëm me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, të luftojë korrupsionin dhe të fillojë reformat ekonomike në një vend ish-Sovjetik që mbetet një nga më të varfërit në Evropë.

Ndër 27 pikat e rendit të ditës për seancën maratonë në 29 gusht është shqyrtimi i një projekt-ligji për heqjen e imunitetit të ligjvënësve nga ndjekja penale.

Për shkak se është një ndryshim kushtetues, projektligji kërkon një shumicë prej dy të tretave që i mungojnë partisë në pushtet. Për ukrainasit, heqja e imunitetit ka qenë vazhdimisht një nga masat më të kërkuara kundër korrupsionit, sipas sondazheve të opinionit publik. 

290 vota Kryeministri parlamenti ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.