Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pezullohen punimet, pas protestave për HEC-in në Skrapar

14:47 / August 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanionet e holtes2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas ankesës së banorëve të fshatit Backë në Skrapar kundër ndërtimit të HEC-it, pezullohen punimet nga institucionet përgjegjëse. Pas protestës së banorëve të fshatit Backë në Potom të Skraparit, kundër ndërtimit të një HEC-it që sipas tyre rrezikonte të linte pa ujë të gjithë fshatin, kanë reaguar institucionet përgjegjëse shtetërore, të cilët kanë bllokuar edhe vijueshmërinë e punimeve.

Banorët pas protestës kanë shkruar në lidhje me shqetësimin e tyre edhe në Portalin e Kryeministrit për Qeverisjen Vendore dhe në zonë kanë mbërritur përfaqësuesit e AKPN-së, që kanë bërë edhe verifikimet përkatëse. Pas inspektimit të bërë nga inspektorët e AKPN-së, janë pezulluar punimet e HEC-it në fshat dhe në zonën e burimit deri në nxjerrjen e raportit përfundimtar të AKPN-së.

Drejtuesit e HEC-it në fshatin Backë të Skraparit kanë deklaruar se punimet e hidrocentralit janë bërë në përputhje me projektin e miratuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ku parashikohet qartë që HEC-i do të ndërtohet në kuotat 1535 metër dhe jo në kuota më të ulëta siç pretendojnë banorët.

Po kështu drejtuesit e HEC-it kanë deklaruar se marrja e ujit të hidrocentralit do të bëhet disa qindra metra më poshtë burimit “Kroi i Mbretit”  dhe kjo nuk pengon aspak furnizimin me ujë për të pirë e për vaditje për banorët e fshatit Backë. Ndërkohë që drejtuesit e HEC-it kanë nënshkruar e firmosur edhe një marrëveshje me banorët e zonës, ende sot nuk është arritur një marrëveshje me banorët që vazhdojnë protestat. Kjo ka bërë që punimet e HEC-it të pezullohen në fshat dhe në burim, ndërkohë që punëtorët e HEC-it po punojnë vetëm brenda godinës së veprës.

130 familjet e fshatit Backë,në Potom të Skraparit kanë deklaruar se projekti i HEC-it lë pa ujë gjithë fshatin, pasi bllokon burimin “Kroi Mbret”, nga i cili fshati merr ujë për të pirë, për nevojat vetjake dhe për bagëtitë në stane./T.Ch/

HEC-in pezullohen protestat punimet skrapar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.