Don Gianfranko është italiani që shërben në Kishën Katolike të Bazit, në rrethin e Matit. Ai banon atje dhe dallohet në foto që po hap rrugën nga rruga nacionale Milot-Burrel drejt kishës që ndodhet të paktën dy orë larg. Ai sfidon dëborën dhe ecën në këmbë për të qenë tek Kisha e Bazit.
Don Gianfranko njihet nga banorët e Sucit në Bashkinë e Klosit dhe të Ulzës për bujarinë e treguar prej shumë vitesh. Ka ndihmuar me fonde dhe ushqime shumë familje në nevojë. Kjo ka bërë që këshilli bashkiak Klos ta shpallë “Qytetar Nderi” të zonës.
Sakrifica e Gianfrankos është inkurajuese në këto ditë të vështira dimri.