Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bëhen gati 20 qelitë e izolimit në burgun 313 për VIP-at e dënuar, hapen në shtator

15:58 / August 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 44
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e posaçme SPAK do edhe pak muaj që të nisë, por jo regjimi i ashpër 41 Bis, që do të vendosë në vështirësi burgosjen e eksponentëve të krimit të organizuar. Autoritetet parashikojnë që brenda muajit shtator regjimi i ashpër 41 Bis do të aplikohet në paraburgimin 313, në të cilin gjatë këtyre ditëve ka përfunduar instalimi i aparaturave që do të regjistrojë bisedat telefonike të këtyre personazheve, si dhe janë bërë gati 20 qeli.

Një burim pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda i konfirmoi Top Channel se pas një takimi të zhvilluar me këtë qëllim mes gjashtë zyrtarëve që nga Shërbimi Informativ deri tek zyrtarë të Shërbimit Penitenciar, është vendosur që 41 Bis të japë efektet e para për pak ditë. Sipas ligjit, autoriteti që firmos mbi regjimin e ashpër është ministri i Drejtësisë, dhe për këtë shkak Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim të posaçëm pas bërjes gati të qelive për 41 Bisin.

Një burim i sigurtë në këtë takim tregoi se ministrja ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka nën proces dy çështje të tilla që pritet t’i dorëzohen ministres me kërkesën e arsyetuar për 41 Bis, por që është bazuar mbi informacionin e marrë nga Shërbimi informativ dhe drejtoria e burgjeve. Për shkak se çështja është ende në proces nuk jepet identiteti i këtyre personave të cilët dyshohet se kontaktojnë dhe ndërveprojnë nga burgu dhe jo vetëm me ushtarët e tyre, por edhe me anëtarë të grupeve të tjera. Më herët edhe drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili deklaroi për Top Channel se aplikimi i regjimit të ashpër është çështje ditësh dhe se nuk do të pritet SPAK.

Por në fakt gjatë verës drejtoria e Përgjithshme e burgjeve lëshoi një urdhër për vëzhgimin paraprak ndaj disa të dënuarve dhe të paraburgosurve të dyshuar për 22 nga veprat që janë kompetencë e 41 Bisit, që nga pjesëmarrja në organizatë e grup kriminal deri tek terrorizmi. Siç duket ky informacion është përcjellë tashmë në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për ata persona që mendohet se vazhdojnë të mbajnë kontakte. Por një burim i sigurtë pranë sistemit penitenciar shpjegoi për Top Channel se pavarësisht parashikimit prej shifrës së deklaruar zyrtarisht prej 270 të burgosur që përfshihen në regjim të ashpër, 41 Bisi do të aplikohet vetëm për ata që ndërkohë ka dyshime se vazhdojnë të mbajnë gjallë lidhjet kriminale.

41 Bis i huazuar nga Italia përfshin një radhë të gjatë ndalimesh për të burgosurit që nga kontrolli i korrespondencës, reduktimi i qëndrimit në ajrim, deri tek izolimi nga të dënuarit e tjerë dhe telefonatat dhe takimet e regjistruara. Për një masë të tillë të ashpër i dënuari ka të drejtë ta kundërshtojë gjyqësisht pranë GJKKO, por që derisa Gjykata e Posaçme të ngrihet, mund t’i drejtohet Gjykatës së Krimeve të Rënda./ Anila Hoxha- Top Channel

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.