Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tekste falas edhe për klasat e pesta, përfitojnë 155 mijë nxënës, ja kur fillon shpërndarja

16:30 / August 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tekste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me nisjen e regjistrimeve në shkolla, fillon edhe shpërndarja e teksteve falas. Teksa vitin e kaluar shkollor rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e 4 nuk blenë librat, për vitin 2019-2020 numri i nxënësve përfitues është rritur në 155 mijë; kjo pasi kësaj skeme i shtohen edhe nxënësit e klasave të pesta.

“Sivjet ndryshimi i  vetëm është që në skemën e përfitimit të teksteve falas do të përfshihet edhe klasa e pestë. Për arsyen sepse klasa e pestë sivjet fillon dhe ajo të punojë me kurrikulën e re bazuar në kompetenca për të cilën janë hartuar dhe tekstet e reja mësimore për këtë klasë. Shpërndarja e teksteve fillon që ditën e hënë më 2 shtator dhe mbyllet disa ditë para fillimit të shkollës”, thotë për TCH Rozalba Merdani, përgjegjëse sektori e politikave dhe strategjive të arsimit.

Megjithatë buxheti kushtuar kësaj skeme nuk do të jetë i njëjtë. Pasi tekste shkollore të papërdorshme vitin e shkuar nga 125 mijë nxënës kanë qenë vetëm 20%.

“Të gjithë institucionet arsimore janë udhëzuar se si do të veprojnë me mbledhje apo grumbullimin e teksteve që janë përdorur gjatë vitit të kaluar. Ato kanë ngritur në cdo shkollë një komision të vecantë për vlerësimin e këtyre teksteve dhe nga informacioni që kemi rezulton se rreth 80% e teksteve të përdorura vitin e kaluar janë të përdorshëm dhe për këtë vit shkollor. Dhe pjesa tjetër që do të duhet të mbulojë  të gjithë  nxënësit që do të pajisen me tekste, do të furnizohen me tekste të reja që do të porositen”, thotë Merdani.

Ndërsa klasat e para do të furnizohen çdo vit shkollor me libra të rinj falas dhe nuk do i dorëzojnë ato në përfundim, 80% e teksteve mësimore të përdorura dhe 20% që do të porositen të reja do të ndahen në përpjestim të njëjtë thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

“Do të ruhet një raport I njëjtë për të gjitha klasat dhe për të gjithë nxënësit. Ata do të marrin një numër të caktuar tekstesh të reja dhe një numër të caktuar tekstesh të përdorura. Por duke krijuar një barazi mes klasave dhe mes nxënësve”, sqaron Merdani.

Rozalba Merdani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.